Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 56%
  • Jo 33%
  • Nuk e di 11%

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Ministria e Financave i refuzoi Veliajt 6 herë kërkesën për ndërtim

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 15:48 | Aktualitet

Sali Berisha ka përsëritur akuzat për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur me ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ai tha se ka prova që vërtetojnë se Veliaj i ka kërkuar 6 herë Ministrisë së Financave ndërtimin e inceneratorit në Sharrë dhe vetëm pasi janë falsifikuar dokumentet është miratuar kërkesa. Po ashtu sipas Berishës, kreu i Bashkisë së Tiranës ka lejuar ndërtimin e djegësit në një kohë kur leja nuk ishte miratuar ende.

Ditari A2 CNN