Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 19%
  • Të drejtë 25%
  • Të vonuar 56%

Inter zbraz arkën për një mbrojtës, marrëveshje me Bayern për Pavard

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 21:15 | Futboll
Inter zbraz arkën për një mbrojtës, marrëveshje me

Dritë jeshile për tratativën e Inter me Bayern Munchen për transferimin e Benjamin Pavard në Milano.

Zikaltërit kanë arritur marrëveshje me bavarezët për mbrojtësin 27-vjeçar francez, mbi bazën e 30 milionë eurove plus dy bonuse.

Në këtë pikë vizitat mjekësore mund të planifikohen të mërkurën dhe Pavard mund të jetë gati për të zbritur në fushë në sfidën e radhës të Interit në Serie A.

Bayern ka ulur kërkesën fillestare prej 35 milionë euro, të nxitur edhe nga vullneti i fortë i lojtarit për t'u larguar nga klubi.

Gjigandët gjermanë tashmë po kërkojnë zëvendësuesin e francezit dhe kanë identifikuar Lutsharel Geertruida të Feyenoord si pasuesin e mundshëm.

Pavard largohet kështu nga Mynihu pasi ka fituar 4 kampionate gjermane, një Champions League dhe një botëror për klube.

Ditari A2 CNN