Ishte baba i tre fëmijëve, vdes në mënyrë misterioze huligani i Birmingham City që grushtoi Jack Grealish

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 20:49 | Futboll
Ishte baba i tre fëmijëve, vdes në mënyrë misterioze

Të gjithë sportdashësit e mbajnë mend një nga incidentet më të rënda që kanë ndodhur në historinë e futbollit anglez, kur një tifoz arriti të hyjë në fushën e lojës dhe madje edhe të grushtojë një lojtar.

Bëhet fjalë për tifozin e Birmingham City, Paul Mitchel, i cili u fut në fushën e lojës dhe grushtoi nga pas futbollistin e njohur anglez, Jack Grealish, në kohën kur ky i fundit luante për ekipin e Aston Villës. Pas këtij incidenti, agresori u burgos, por lajmi i keq është se sot ai është ndarë nga jeta.

32-vjeçari, baba i tre fëmijëve, i cili u burgos për 14 javë, por u lirua pasi kreu katër javë dënim, u gjet i vdekur në një pronë në Birmingham në fillim të kësaj jave, bënë të ditur “The Sun”.

Mitchell u dërgua përsëri në burg në shtator të vitit të kaluar për 12 javë për shkeljen e një ndalimi dhjetëvjeçar të futbollit, kur ai ndoqi ndeshjen e Birmingham kundër Ëest Bromëich Albion dhe vrapoi në pistën e vrapimit për të festuar golin.

https://youtu.be/BqfSWiw96gQ

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli