Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Jeni 30+? Këto janë 5 hapat që duhet të merrni për një lëkurë me shkëlqim

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 18:00 | Lifestyle
Jeni 30+? Këto janë 5 hapat që duhet të merrni për

Rutina e bukurisë ndryshon sipas moshës, sa më shumë të rritemi, aq më shumë ka nevojë lëkura jonë. Linjat e holla, rrudhat e para, njollat,  sigurisht fillojnë të shfaqen pas 30 vjeç. Natyrisht, këto nuk janë arsye për të stresuar, por po sikur t’ju themi ka një mënyrë që ta vonojmë sa më shumë këtë proces?

Më poshtë do ju sjellim disa këshilla, që mund t’ju vijnë në ndihmë, sigurisht nëse keni kapur moshën 30.

-Lëkura pas të 30-ave ruan më pak lagështi, ndaj sigurohuni që ta filloni rutinën tuaj gjithmonë me një tonik hidratues.

-Eksfolioni dy herë në javë. Deri në 30-tën ka të bëjë më shumë me pastrimin e thellë, por pas të 30-ave ndihmon gjithashtu në rinovimin e qelizave dhe kjo është diçka që ju nevojitet.

-Mos neglizhoni aplikimin e produkteve të kujdesit në qafë dhe dekolte.

-Bëjeni kremin tuaj të syve zakonin tuaj të preferuar gjatë ditës, pasi është ai që do t'ju japë një pamje të re dhe të ndritshme.

-Rutina e mëngjesit është po aq e rëndësishme sa rutina e mbrëmjes. Në mëngjes, aplikoni kremin tuaj të diellit dhe në mbrëmje, një serum ose një vaj për të rinovuar lëkurën tuaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi