Jo kanceri, kjo është sëmundja numër 1 që kërcënon gratë në mbarë botën

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 16:55 | Sociale
Jo kanceri, kjo është sëmundja numër 1 që

Mund të keni menduar që kanceri i gjirit apo ndonjë sëmundje tjetër gjinekologjike të konsiderohej kërcënimi kryesor për jetën e grave.

Megjithatë, provat kanë treguar se sëmundjet e zemrës janë ato që vrasin më shumë.

Sipas të dhënave më të fundit, siç rekomandohet nga kardiologët e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë dhe me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit, gratë nuk duhet të neglizhojnë kontrollin e presionit të gjakut, me qëllim parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjet në tru.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve te femrat. Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare rritet me nivelin e ulët të presionit të gjakut tek femrat, krahasuar me meshkujt. Mesazhi im për të gjitha gratë është të marrin seriozisht presionin e gjakut dhe të konsultohen me mjekun. Mos i nënvlerësoni efektet afatgjata të presionit të lartë të gjakut”, paralajmëroi zëdhënësja e ESC, Angela Maas.

Por, kur duhet të nisni të matni presionin e gjakut dhe sa shpesh? Mjekët rekomandojnë që të nisni të jeni të kujdesshme pas moshës 40 vjeç.

Gratë që nuk kanë shfaqur probleme gjatë shtatzënisë dhe që nuk kanë persona me probleme me zemrën në familje duhet të nisin matjen vjetore të presionit të gjakut duke nisur nga mosha 50 vjeç, ose kur hyjnë në menopauzë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos