Pavarësisht marrëveshjeve dhe deklaratave për lehtësira doganore, në kufirin Shqipëri-Kosovë mjetet e transportit të rëndë vijojnë të presin me orë të tëra në radhë për të kaluar në Kosovë, duke shkaktuar vonesa e radhë të gjata deri në thellësitë e territorit tonë.
Drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave shprehen të revoltuar se ky nuk është rasti i parë, por probleme të tilla janë kthyer të shpeshta.
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës po rriten në mënyrë të shpejtë, ndërkohë marrëveshjet për unifikimin doganor, nuk po sjellin lehtësira për shkak të barrierave doganore. (A2 Televizion)