Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

Kërcënimet e Serbisë, Osmani: Refuzojmë ndërhyrjet e papërshtatshme, presim sqarim

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 22:25 | Ballkani
Kërcënimet e Serbisë, Osmani: Refuzojmë ndërhyrjet e

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë reaguar ndaj deklaratave të bëra më herët gjatë ditës nga ministri serb i Mbrojtjes rreth stabilitetit në rajon.

Millosh Vuçeviç u kujtoi dy vendeve të rajonit se me njohjen e Pavarësisë së Kosovës mund t’i prese fati i Ukrainës.

 “A flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A flini të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre me të. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur ata u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, pra aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhë”, deklaroi Vuçeviç.

Këto deklarata, ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani i ka cilësuar si të papërshtatshme. Ai thekson se Maqedonia e Veriut është për paqe në rajon.

Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, shkruan Osmani në Twitter.

https://a2news.com/2023/08/21/deklaratat-e-ministrit-serb-te-mbrojtjes-rama-nuk-do-te-lejojme-askend-te-na-terheqe-ne-te-shkuaren/
https://a2news.com/2023/08/21/haradinaj-reagon-pas-kercenimit-te-ministrit-serb-kjo-gjuhe-i-shkaktoi-tragjedite-ne-ballkan/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli