Pesë vajza iraniane janë arrestuar nga autoritetet policore vendase, pasi në rrjetet sociale ka qarkulluar një video virale ku ato shihen teksa kërcejnë nën ritmet e këngës “Calm Down” nga Rema dhe Selena Gomez në lagjen “Ekbatan të Teheranit”.
Video në fjalë mori një vlerësim të madh në rrjetet sociale dhe mijëra klikime, por mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer shumë autoriteteve, sipas të cilëve, ato kanë shkelur rregullat e vendit, duke kërcyer në një vend të ndaluar për gratë në publik.
Por, sikur të mos mjaftonte arrestimi, ato janë dërguar në vendin ku kanë kërcyer, dhe janë regjistruar duke kërkuar falje publike për veprimin e tyre.
Ky veprim i autoriteteve iraniane ka shkaktuar një reagim të ashpër. Një prej tyre ishte edhe vetë reperi, këngën e të cilit po kërcenin vajzat, Rema, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan:
“Të gjitha femrave të bukura që luftojnë për një botë më të mirë, unë jam i frymëzuar nga ju, këndoj për ju dhe ëndërroj me ju.” (A2 Televizion)