Një lajm i hidhur erdhi nga regjisori i famshëm Peter Werner, i cili mësohet se u dërgua në spital pas këputjes së aortës, ndërsa ka ndërruar jetë pak minuta më pas, si pasojë e komplikimeve kardiake.
I lindur në Nju-Jork, regjisori 76-vjeçar xhiroi filmin e tij të parë në vitin 1971 pas përfundimit të diplomës universitare dhe pasuniversitare në prodhim dokumentar.
Werner, i cili fitoi një Oscar në kategorinë "Filmi më i mirë i shkurtër" në 1976 për filmin e tij të shkurtër "In the Region of Ice", u nominua për Emmy Awards 4 herë për produksionet e tij të suksesshme.
Pete Werner ishte i njohur për seritë televizive si "Moonlighting" me protagonist Bruce Willis, "Proof", "Bull", "Grimm", "Outsiders" dhe "Ice".
Regjisori i famshëm ka drejtuar edhe shumë filma televizivë si "LBJ: The Early Years", i cili tregon jetën e presidentit të 36-të të SHBA-së, Lyndon Baines Johnson. (A2 Televizion)