Kërkesa e operatorëve në Vlorë: Kemi prenotime, por shteti mbyll sezonin veror

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 15:48 | Aktualitet
Kërkesa e operatorëve në Vlorë: Kemi prenotime, por shteti

Operatorët turistikë të jugut e shohin si të kënaqshëm sezonin veror që po vijon. Mungesën e fluksit të turistëve nga Europa Lindore, si pasojë e konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës, duket e se e kanë zëvendësuar ato të Europës Perëndimore, të cilët ndonëse më të paktë në numër, duket se kanë shpenzuar më shumë duke rritur edhe cilësinë e shërbimit por duke kënaqur edhe operatorët turistik.

E ndërsa këta të fundit janë gati për të vijuar sezonin edhe në shtator e madje deri në mes të tetorit, duke ju referuar edhe prenotimeve e kërkesave, i penalizon mbyllja zyrtare e sezonit veror nga strukturat mbështetëse shtetërore.

Por ajo që shqetëson thuajse në çdo sezon veror operatorët turistikë është cilësia e shërbimeve nga strukturat shtetërore, lokale, të cilat sipas Bedinit, janë në detyrë sa për të marrë rrogën.

Si në çdo sezon, shpresa mbetet, që problematikat e përvitshme të zgjidhen vitin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos