Këshilli i Stabilizim Asociimit në Tiranë, Gjipali zbulon mesazhet kryesore

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 21:09 | Politikë
Këshilli i Stabilizim Asociimit në Tiranë, Gjipali zbulon

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali bëri në emisionin Debat një analizë të takimit të parë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që u zhvillua ditën e enjte dhe që solli në Tiranë krerët më të lartë të Bashkimit Europian.

Sipas Gjipalit, mesazhet kryesore të këtij takimi ishin mosdakordësitë për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta, si dhe përputhja e politikës së Jashtme të Shqipërisë me atë të Bashkimit Europian.

“Çështjet e trajtuara janë vazhdimësi, nuk ka çështje të reja në diskutim. Të gjitha pikat janë theksuar dhe në raportin e fundit për Shqipërinë. Duhet patur vëmendje për pikat ku ka qëndrime të ndryshme si pasaportat e arta që janë problematikë dhe për BE apo amnistia fiskale që bën rrezik për pastrim parash dhe evazion. Si një moment politik është i rëndësishëm që ky takim u zhvillua në Tiranë. Përputhja e politikës së jashtme të sigurisë së qeverisë shqiptarë është çështje që vlerësohet dhe sinjal për vendet e tjera që nuk e kanë të përputhur këtë politik”, tha Gjipali në A2 CNN.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024