Dimri i këtij viti duket se nuk ka qenë me fat për ish-teknikun e Brazilit, Tite.
Pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Botës në Botëror, në të cilën ekipi brazilian shihej si favorit absolut në letër, tekniku është bërë objektiv i një grabitje.
Një person i maskuar e ka sulmuar Tite ndërsa ecte së bashku me bashkëshorten përgjatë plazhit të Barra da Tijuca, në zonën perëndimore të Rio de Janeiro, javën e kaluar duke i marrë të gjitha sendet me vlerë.
Trajneri ia dorëzoi të gjitha agresorit pa bërë rezistencë dhe ndodhet në gjendje të mirë. Por mediat braziliane shkojnë më tej duke thënë se ish-tekniku i dorëhequr i Brazilit u kritikua nga grabitësi dhe për performancën e dobët në Kampionatin Botëror, gjë që u mohua nga stafi i tij. (A2 Televizion)