Konfliktet mes vëllezërve dhe motrave gjatë verës, këshilla si të ruani paqen në shtëpi

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 19:49 | Lifestyle
Konfliktet mes vëllezërve dhe motrave gjatë verës,

Për shumë familje, vera ofron është një pushim nga rutina e përditshme me shumë punë për të bërë, pra një shans për të jetuar me një ritëm më të ngadaltë. Prindërit shpesh hyjnë në sezonin e verës të etur për të kaluar më shumë kohë së bashku dhe për të krijuar kujtime argëtuese si familje. Megjithatë, ju mund të ndjeni se ky ekzaltim shuhet me kalimin e ditëve. Kjo sepse shpesh e gjeni veten në rolin e një arbitri.

Mungesa e një rutine të rregullt, e kombinuar me qëndrimin për një kohë shumë të gjatë me njëri-tjetrin,  ka të ngjarë të fillojë të dëmtojë familjen. Konfliktet familjare janë normale dhe të pashmangshme, por është e rëndësishme të dini se si të menaxhoni në mënyrë që të shijoni vërtet verën tuaj.

Ka arsye të ndryshme që shkaktojnë konflikte mes vëllezërve dhe motrave. Xhelozia, konkurrenca, dhe ndonjëherë thjesht mërzia i bëjnë fëmijët të grinden me njëri-tjetrin. Në disa raste, ata thjesht mund të kenë nevojë për vëmendje nga ju ose vëllezërit e motrat e tyre.

Si prind, qëllimi juaj është të minimizoni rivalitetin mes vëllezërve dhe motrave dhe të përdorni konfliktin për t'u mësuar fëmijëve tuaj mësime të rëndësishme të jetës. Ju gjithashtu mund të zbatoni rregulla dhe të krijoni praktika lidhjeje për të reduktuar rivalitetin mes vëllezërve dhe motrave.

Mënyrat për të menaxhuar grindjet

Dije kur të përfshihesh: Ndonjëherë kur një prind ndërhyn për të zbutur konfliktin, mund të duket sikur po mban anë. Mundohuni të shmangni të qenit arbitri dhe lërini fëmijët tuaj të mësojnë se si të zgjidhin konfliktin, kur është e mundur.

Inkurajoni zgjidhjen: Ndonëse mund të mos keni gjithmonë nevojë të ndërhyni si arbitër apo gjykatës, ju mund të veproni si ndërmjetës, duke i ndihmuar fëmijët tuaj të gjejnë një zgjidhje që u pëlqen të dyja palëve.

Mësojini fëmijët tuaj se si të trajtojnë konfliktin në një mënyrë pozitive: Dhuna, të bërtiturat dhe sjellja e keqe nuk janë mënyra konstruktive për të trajtuar konfliktin. Fëmijët që rriten duke mësuar se si të parandalojnë dhe zgjidhin konfliktet me vëllezërit e motrat e tyre do të jenë në gjendje të negociojnë dhe zgjidhin probleme në mënyrë më efektive në marrëdhëniet e ardhshme, si në punë ashtu edhe në shtëpi.

Dëgjoni të dyja palët: Zgjidhja gjendet më shpejt kur gjeni kohë për të dëgjuar secilën anë të historisë.

Mundohuni të mos luani lojën e fajësimit. Shumicën e kohës mund të dallosh se kush e filloi "luftën", pasi të dëgjosh të dyja pikëpamjet. Megjithatë, është e rëndësishme të shmangni së bëri fajtor njërin ose tjetrin.

Shmangni situatat që krijojnë grindje: Mbajini fëmijët tuaj të ndarë, ose mos i lini vetëm, nëse janë të uritur ose tepër të lodhur. Ashtu si të rriturit, një person i uritur ose i përgjumur është më nervoz se një person i pushuar mirë dhe i ngopur.

Fuqizoni fëmijët tuaj që të gjejnë një zgjidhje: Pyetini se si do të donin ta shihnin të zgjidhur konfliktin e tyre (edhe nëse tashmë e keni vendosur).

Bëhu një shembull i mirë: Mos u tregoni fëmijëve tuaj vetëm se si të jenë një person i mirë, tregojuni atyre se është në rregull të keni një grindje me një fund të lumtur. Studimet kanë treguar se nëse prindërit mund të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dhe të tregojnë dashuri ndaj njëri-tjetrit para fëmijëve të tyre, këto të fundit mësojnë të bëjnë të njëjtën gjë me vëllezërit/motrat dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni