Koronavirusi në Shqipëri, 22 të infektuar të tjerë, dy qarqe pa raste aktive

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 17:19 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 22 të infektuar të tjerë, dy

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 501 testime të kryera në 24 orët e fundit, 22 prej tyre rezultuan pozitive me Covid, duke treguar edhe njëherë se situata vijon të jetë e stabilizuar prej ditësh.

Fatmirësisht, ditën e fundit nuk ka pasur viktima nga virusi vdekjeprurës, ndërkohë që të shëruarit janë 27.

Aktualisht në qarqet e Korçës dhe Dibrës nuk ka raste aktive me koronavirus.

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë: 501 testime, 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 27 të shëruar në 24 orët e fundit

27 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 501 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë,  4 në Durrës, 3 në Poliçan, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Lushnje, Selenicë.

Janë 233 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,897 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                22

Të shëruar në 24 orë             27

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     501

Testime totale                   1,995,648

Raste pozitive                      331,723

Raste të shëruara                  327,897

Raste Aktive                             233

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    153

Vlorë                         19

Gjirokastër                13

Berat                           11

Durrës                     11

Fier                           10

Shkodër                 7

Elbasan                   4

Lezhë                       4

Kukës.                       1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos