Vjen gripi në Shqipëri, rastet e konfirmuara me tipin a, piku i infektimeve në janar

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 16:51 | Aktualitet
Vjen gripi në Shqipëri, rastet e konfirmuara me tipin a, piku i

Gripi, i konfirmuar tashmë dhe në vendin tonë, është i tipit A. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se ky variant pritet ta rëndojë situatën epidemiologjike në dimër. Kulmi i infektimeve parashikohet në janar, në bashkëqarkullim me koronavirusin.

“Do të kemi më shumë raste me grip dhe pikun do ta kemi në janar. Meqë presim të kemi grip më të fortë, atëherë rekomandojmë që të kryhet vaksina e gripit, mundësisht sa më shpejt. Sepse në momentin që merret vaksina duhen të paktën dy javë që të krijohen antitrupat”, thotë Rovena Daja, epidemiologe në Institutin e Shëndetit Publik.

Epidemiologët rekomandojnë vaksinimin e kombinuar, për mbrojtjen nga gripi si dhe dozën përforcuese kundër Covid-19. Në qendrat shëndetësore ka nisur vaksinimi ndaj gripit ndërsa në nëntor pritet të vijë vaksinat dy-valente anti-Covid, specifikisht kundër varianteve Ba4 dhe Ba5 të Omicronit. “do të jetë vetëm vaksinë “booster”, e tretë ose e katërt, që do të aplikohet te personat që ne i rekomandojmë dhe duhet ta bëjnë”, tha Daja. “Vitin e kaluar u rekomandua që vaksina ndaj Covid-19 të kryhej në të njëjtën kohë me atë të gripit”.

Edhe dimrin e kaluar ishte  në qarkullim gripi i tipit A. Së bashku më variantin Omicron të koronavirusit, shënuan rekord infektimesh  por dhe raste të rënda e humbje jete nga mbivendosja e dy viruseve njëkohësisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos