Rektorët thyejnë heshtjen, të pakënaqur nga rritja e pagave, pedagogët drejt grevës së urisë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 16:58 | Aktualitet
Rektorët thyejnë heshtjen, të pakënaqur nga rritja e pagave,

Heshtjes së gjatë të qeverisë pedagogët protestues mund t`i përgjigjen me grevë urie. Ky është një nga propozimet e sindikatës së punonjësve të universiteteve për përshkallëzimin e protestës.

Në deklaratën e së premtes ata u shprehen të bindur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre. Pas dy javësh protestë dhe bojkot të mësimit në fakultete edhe rektorët kanë thyer heshtjen.

Pak para diskutimit të p.buxhetit për arsimin e lartë  në komision, kreu i Universitetit të Tiranës deklaroi se nuk janë të kënaqur më rritjen e pagave.

Universitetet publike kërkojnë rritje të buxhetit. Ndërkohë të hënën e 31 tetorit pedagogët do të zhvillojnë protestën tjetër kombëtare, për rritjen e pagave të tyre dhe financim më të lartë për kërkimin shkencor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos