All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Krishtlindje mes pandemisë, Papa mban meshën në Vatikan, pak pjesëmarrje në Betlehem

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2021, 11:06 | Bota
Krishtlindje mes pandemisë, Papa mban meshën në Vatikan, pak
All - Paragraf - 1

Shihni përtej dritave dhe kujtohuni për të varfrit. Me këtë mesazh ju drejtua Papa Françesku, miliona të Krishterëve rreth botës, teksa mbajti meshën në vigjilje të Krishtlindjeve.

Rreth 2 mijë persona ndoqën ceremoninë solemne në Bazilikën e Shën Pjetrit, me një pjesëmarrje të reduktuar për shkak të pandemisë.

All - Paragraf - 3

Papa Françesku theksoi se ata që janë indiferentë ndaj të varfërve, ofendojnë Zotin.

“Në një natë dashurie, le të kemi vetëm një frikë; atë se mos ofendojmë dashurinë e Zotit duke përçmuar të varfrit me indiferencën tonë. Jezu Krishti i donte ata dhe një ditë, ata do të na mirëpresin në parajsë”, tha Papa.

Në Kishën e Lindjes në Betlehem, mesha e mesnatës u drejtua nga Patriarku i Jerusalemit, Pierbattista Pizzaballa.

All - Paragraf - 6

Pjesëmarrja ishte e reduktuar për shkak të kufizimeve të Covid-19 dhe shqetësimeve për variantin Omicron. Vetëm pak njerëz u mblodhën në sheshin Manger, vendi ku besohet se ka lindur Jezu Krishti. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos