Kundërpërgjigjja ndaj inflacionit, do të zvogëlohet paraja në qarkullim, synohet ulja e konsumit

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 16:44 | Ekonomi
Kundërpërgjigjja ndaj inflacionit, do të zvogëlohet paraja

Kriza e fortë e çmimeve bëri që Banka e Shqipërisë të rrisë sërish normën bazë të interesit në 1.25 për qind, nga 1 për qind që ishte. Sipas institucionit që harkon politikën monetare, ky vendim vjen si një kundërpërgjigje ndaj inflacionit që ka kapur nivelet më të larta historike.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja e normës bazë të interesit do të nxisë një tjetër fenomen negativ në ekonomi.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë dhe studiuesit e ekonomisë në vend paralajmërojnë se ndërkohë norma e inflacionit, zhvlerësimi i parasë përballë rritjes së çmimeve do të vijojë, për së paku deri në fundin e vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos