Teksa komuniteti ndërkombëtar shton thirrjet për zbutje të tensioneve, kryeministri Albin Kurti, nuk lodhet së mbrojturi qëndrimin e qeverisë së tij, në prononcimet për mediat ndërkombëtare. Në një intervistë për ‘The Times’, ai thotë se kanë nevojë për SHBA dhe BE-në, por jo sipas tij për të qetësuar autokratët, miq me Putinin. (A2 Televizion)