Kush do ta zëvendësojë Messi-n? Përgjigjet Fabio Capello

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 19:09 | Futboll
Kush do ta zëvendësojë Messi-n? Përgjigjet Fabio Capello

Lionel Messi ka fituar gjithçka që mund të dhurojë futbolli, teksa një ditë më parë rrëmbeu edhe trofeun e Kupës së Botës në Katar.

Por argjentinasi që i ka dhënë kaq shumë futbollit dhe vlerësohet si një nga më të mirët në histori, është në fundin e karrierës së tij dhe tashmë ka nisur të diskutohet për pasuesin e tij.

Një përgjigje për këtë ka dhënë edhe trajneri italian Fabio Capello. Ai është shprehur se Messi është unik, ndërsa parashikon që Mbappe sapo ka nisur rrugëtimin e tij, i cili do të mbushet me suksese.

“Mbappe nuk është si Messi, që gjithsesi ka një të ardhme të madhe përpara. Me siguri do të fitoj shumë Topa të Artë, epoka e tij sapo ka filluar. Nga ana tjetër, Messi është si një melodi e mrekullueshme. Për fat të keq nuk shoh asnjë lojtar që të jetë pasardhës i tij, ndërkohë Messi ishte pasardhës i Maradonës dhe Maradona vetë ishte pasardhës i Pele. Mbappe është ndryshe, ai është një golashënues i lindur”, tha Capello. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos