Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet dy herë gjatë muajit maj. Konferenca e Kryetarëve e mbledhur online përcaktoi se deputetët do të mblidhen në seancë plenare në datat 14 dhe 21 maj. Seancat plenare do të zhvillohen duke zbatuar rregullat dhe standardet për mbrojtjen nga COVID-19.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi kërkoi që komisionet parlamentare të jenë më dinamike me qëllim mbështetjen e institucioneve për masat që po merren në kuadër të përballimit të situatës nga Covid-19. Ruçi nënvizoi se prioritet i është dhënë masave kundër Covid-19.
Pikërisht me këto prioritete do të punojë Kuvendi edhe gjatë ditës së nesërme, ku në seancën plenare, ku pritet të miratohen ligji për ndryshimet në buxhet, dhe falja e gjobave të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. (A2 Televizion)