“Lasgushi” kthen 112 shqiptarët e parë që ishin bllokuar në Itali

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 22:00 | Aktualitet

Ka mbërritur në orët e mbrëmjes së të shtunës në aeroportin e Rinasit fluturimi i parë i riatdhesimit të 112 bashkëqytetarëve tanë që ishin bllokuar në Itali prej shumë ditësh për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Stafi mjekësor në aeroport po kryen procedurën e kontrollit të tyre dhe secili prej tyre ka plotësuar formularët e vetëdeklarimit dhe do të kalojnë 14 ditë në vetëkarantinim.

Këta qytetarë që do të qëndrojnë në vetëkarantinim do të monitorohen çdo ditë nga Policia e Shtetit. Autoritetet njoftojnë se e njëjta procedurë do të ndiqet për të gjithë fluturimet e riatdhesimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi