Legjenda Buffon var dorezat në gozhdë, Mançini e pret në kombëtare

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 12:36 | Futboll
Legjenda Buffon var dorezat në gozhdë, Mançini e pret në

Edhe për Xhanluixhi Bufon erdhi koha që të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Portieri legjendar vendosi të japë lamtumirën në moshën45-vjeçare. Pas vendimit të marrë, ai njoftoi drejtuesit e Parmës, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Zgjedhja nuk ishte e papritur. Prej muajsh, Bufon po mendonte ta mbyllte me sportin. Pasi reflektoi për disa muaj dhe përfundoi pushimet e gjata, ish-portieri i Kombëtares italiane dhe Juventusit vendosi të thotë: Mjaft!

Pasi ishte për shumë vjet numri 1 në fushë, ai do të bëhet gati për një tjetër aventurë në botën e futbollit. Edhe pse nuk do të jetë më në fushë, ai do të qëndrojë pranë terrenit të gjelbër. Në fakt, në të ardhmen e afërt, Xhixhi do të emërohet në pozicionin e shefit të delegacionit të përfaqësueses italiane.

Roberto Mancini, përkrah të cilit ka luajtur, e donte si pjesë të stafit. Bufon do të jetë vetëm emri i radhës i madh që i qëndron pranë “të kaltërve” në një prej momenteve më delikatë të tranzicionit të ndryshimit të brezave.

Zgjedhja e Xhanluixhi Bufon u bë në një prej merkatove më të nxehta në histori, duke llogaritur ofertat milionere që emrat e mëdhenj të futbollit kanë marrë nga Arabia Saudite.

A2 CNN Livestream

A2 Business