Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

“Leku i fortë do të vijojë”, deklarata e guvernatorit Sejko shtyn individët dhe bizneset të blejnë euro

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 15:10 | Ekonomi
“Leku i fortë do të vijojë”, deklarata e guvernatorit

“Nëse do të konstatohen këto premisa, Banka e Shqipërisë rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor, në përmbushje të mandatit të saj ligjor.”

Paralajmërimi i Guvernatorit Gent Sejko për një ndërhyrje të mundshme të Bankës së Shqipërisë në rast se luhatjet e forta do të vijojnë, ka përcjellë menjëherë efekte në tregun e këmbimit valutor.

Ka një perceptim të gabuar në publik të deklaratës. Po ka një tendencë në rritje të kërkesës për euro. Kjo për shkak të mendimit se Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë për të stabilizuar situatën. Jo nuk do ndodhë pasi nuk është ky objektivi,” shprehet Dritan Vakaj, Kryetar i Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutor.

Në një kohë që më shumë individë dhe biznese po nxitojnë për të blerë euro duke shkaktuar rrjedhimisht forcimin me tre pikë brenda 24 orëve, përfaqësues të tregut valutor parashikojnë një rikthim dhe vijim të lekut të fortë në afatgjatë.

“Ky lloj ekuilibri i arritur tani, pra këmbimi i një euro me rreth 100 lekë plus-minus, do të jetë i vështirë për t’u prishur. Nëse do të ndodhte do të ishte anomali. Ka pak gjasa të ndodhë për sa kohë kemi prurje të mëdha të valutës europiane.”

Për të amortizuar efektet në tregu e këmbimit valutor, Banka e Shqipërisë ka blerë deri më tani 120 milionë euro.

Për vitin 2023, Banka Qendrore ka planifikuar të zhvillojë gjithsej 16 ankande, në të cilat parashikon të blejë deri në 220 milionë euro nga rreth 140 milionë në total vitin e shkuar.

https://a2news.com/2023/08/02/luhatjet-e-kursit-te-kembimit-sejko-ka-ndikuar-qe-te-kemi-inflacionin-me-te-ulet-ne-rajon/
https://a2news.com/2023/08/03/euro-vijon-te-rritet-monedha-europiane-po-kembehet-per-104-70-leke-fiton-2-75-pike/
https://a2news.com/2023/08/03/forcimi-i-lekut-jo-real-shoqatat-e-eksportit-kerkojne-mbrojtje-nga-luhatjet-e-kursit-te-kembimit/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi