Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Sejko: Nëse luhatjet e forta vazhdojnë, mund të ndërhyjmë te kursi i këmbimit

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 16:28 | Ekonomi
Sejko: Nëse luhatjet e forta vazhdojnë, mund të

Guvernatori Gent Sejko ka bërë me dije se nëse luhatjet e forta në kursin e këmbimit do të vijojnë, atëherë Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë.

“Nëse mund të dëmtojë tregun valutor dhe objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe financiare, nëse do konstatojmë një gjë të tillë do ndërhyjmë në tregun e brendshëm valutor”, tha Sejko.

Pavarësisht rrezikut ende të pranishëm të inflacionit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankë së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar në nivelin 3 për qind normën bazë të interesit për lekun.

Forcimi i lekut, sipas Sejkos, ka bërë që Shqipëria të ketë një nga nivelet më të ulëta të inflacionit dhe rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Ndalur të luhatjet në kursin e këmbimit, ai ka renditur disa arsye.

“Këshilli gjykon se forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare që të ketë një nga nivelet  më të ulët të inflacionit, të normave interesit dhe kostot e financimit si dhe një nga nivelet më të larta të rritjes ekonomike në rajon, por mbetemi të vëmendshëm ndaj  shpejtësisë së forcimit dhe luhatjes së kursit gjatë muajve të fundit. Remitancat, turizmi, investimet e huaja, pra këto tregojnë se kemi një forcim të kusit të këmbimit”, përfundoi kreu i Bankës së Shqipërisë.

Dy ditët e fundit, euro është rritur lehtë, e cila po këmbehet mesatarisht për 101.95 lekë. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane po shitet për 102.48 lekë, ndërsa po blihet për 101.40 lekë.

Bashkë me euron janë forcuar lehtë edhe dollari me paundin.

https://a2news.com/2023/08/02/rritet-lehte-euro-monedha-europiane-po-kembehet-per-101-95-leke/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi