Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 14%
  • Shpesh 14%
  • Asnjëherë 71%

Paraja jashtë bankave arriti në 389 mld lekë në qershor, sa 24% e totalit në qarkullim

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 15:07 | Ekonomi

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend ka arritur në nivelin më të lartë në një vit.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të qershorit, paraja “cash” arriti në mbi 389 miliardë lekë, me kursin aktual të këmbimit rreth 3.5 miliardë euro.

Në raport me qershorin e një viti më parë, paraja jashtë sistemit bankar rezulton të jetë zgjeruar me gati 18 miliardë lekë.

“Mendoj që përllogaritjet, në kushtet që ka Shqipëria dhe ecurisë së aktivitet kriminal është gati e pamundur përllogaritje e këtij treguesi. Mendoj se shifra është ndjeshëm më e lartë pasi në ekonomi qarkullojnë edhe më shumë flukse të padukshme parash.”

Kliton Vaso, ekspert bankar në Gjermani

Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 1.63 biliardë lekë, paraja informale përbën 24 për qind të totalit (grafik 3). Sasia kaq e lartë e parasë jashtë kontrollit të bankave është rrezik potencial i pastrimit të parave dhe arsyeja kryesore e deformimeve në kursin e këmbimit.

“Në gjykimin tim edhe perspektiva e forcimit të lekut nuk është pozitive. Në shumë vende do të ishte burim kënaqësie, por unë mund të them se në Shqipëri shumë shpejt do të konsiderohet si fatkeqësi.”

Kliton Vaso, ekspert bankar në Gjermani

Shqipëria ka nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave se shtetet e tjera të Rajnit dhe Evropës.

Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Evropiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9 për qind e totalit.

Në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor ky tregues është më i ulët se 10 për qind.

https://a2news.com/2023/05/10/5-mld-leke-me-teper-se-vjet-bankat-po-fitojne-me-shume-para-nga-rritja-e-normave-te-interesit/
https://a2news.com/2023/04/28/renia-e-forte-e-euros-banka-e-shqiperise-nuk-parashikon-nderhyrje-per-te-stabilizuar-tregun/

Ditari A2 CNN