Ligji i ri: Bizneset e vogla, çdo lek nëpërmjet bankës

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 15:50 | Ekonomi
Ligji i ri: Bizneset e vogla, çdo lek nëpërmjet bankës

Të gjitha bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë do të duhet të kenë llogari bankare të regjistruar në emër të biznesit, ndryshe përballen me gjoba. Masa propozohet nga Ministrja e re e Financave, Anila Denaj, e cila ka nisur menjëherë nga puna, pak ditë pas marrjes së detyrës.

Drafti për ndryshimin e procedurave tatimore bazohet mbi sugjerimet e Moneyval, Komitetit të Ekspertëve për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Përmes tij synohet të reduktohet ekonomia informale dhe përdorimi i parasë fizike.

Tatimpaguesit me xhiro nga 2 milionë deri në 8 milionë lekë, në rast se nuk do të hapin llogari bankare brenda 90 ditës nga hyrja në fuqi e ligjit, do të gjobiten në masën 50 mijë lekë.

Ndërkohë, bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë dhe tatimpaguesit me status person juridik, pavarësisht qarkullimit, ndëshkohen në masën 100 mijë lekë.

Subjekt i këtij ligji janë edhe organizatat jofitimprurëse, për të cilat masa e gjobës arrin në 75 mijë lekë.

Për të gjitha këto kategori, nëse kapen në shkelje një herë të dytë, ndëshkohen me dyfishin e gjobës së parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos