Liverpool i shkakton “tërmet” shtatë ballë Manchester United, afrohet me zonën "Champions"

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 19:25 | Futboll
Liverpool i shkakton “tërmet” shtatë ballë Manchester

Liverpool zhvilloi një paraqitje fantastike në shtëpi, teksa mundi 7-0 Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin minimal, pas golit të Gakpo. Pjesa e dytë nisi në mënyrë spektakolare për The Reds që gjetën rrugë ne rrjetës edhe dy herë të tjera me Nunez dhe Gakpo.

Festivali i golave nuk u ndal me aq, kishte kohë edhe për Firmino, dopietën e Salah dhe golin tjetër të Nunez (i dyti personal).

Liverpool renditet në vendin e pestë dhe synon Champions League. Manchester United pozicionohet e 3-ta.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024