Lojërat e Solidaritet Islamik, Shqipëria fiton medaljen e parë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2022, 21:45 | Sporte të tjera
Lojërat e Solidaritet Islamik, Shqipëria fiton medaljen e parë

Për Shqipërinë vjen medalja e parë në “Lojërat e Solidaritetit Islamik Konya 2021”, që po zhvillohen në Turqi.

Mundësi kuqezi Zelihmkan Abakarov fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 65 kg, një rezultat i shkëlqyer duke marrë parasysh se në finale u mposht vetëm nga kampioni olimpik Aliyev.

Mundësit me origjinë çeçene dhe që përfaqëson Shqipërinë iu dorëzua medalja nga vetë presidenti i KOKSH Fidel Ylli, me ftesë të Federatës Botërore të Mundjes.

https://a2news.com/2022/06/28/shqiperia-fiton-medaljet-e-para-ne-lojerat-mesdhetare/

Këtë vit, Zelimkhan Abakarov u shpall kampion në peshat 65 kg në Lojërat Mesdhetare, që u zhvilluan në Algjeri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos