Ende shumë pasiguri sa i përket zhvillimit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, olimpiada e cila nuk u zhvillua vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Dhe pikërisht Covid-19 vazhdon të pengojë organizatorët në vendin aziatik të përgatiten si duhet për një prej eventeve sportive më të rëndësishme në glob.
Duke parë situatën me koronavirusin, gjithçka mund të ndodhë, është ky alarmi që ngre qeveria japoneze e që i rikthehet sugjerimit që organizatorët duhet të mendojnë edhe plane alternative për zhvillimin normal të garave.
Problemet janë shfaqur sërish prej situatës në të cilat janë përfshirë 11 rajone japoneze të cilat, kanë secila masa të ndryshme sigurie kryesisht sa i përket udhëtimeve.
Ministri i lojërave, Seiko Hashimoto, ka ndaluar hyrjen në Japoni të atletëve të huaj që duhet të nisin përgatitjet për Olimpiadën madje edhe sportistët japonezë duhet t'i nënshtrohen karatinës 14-ditore pas rikthimit në vendlindje.
Shpresat varen edhe nga procesi i vaksinimit, por që në vendin aziatik nuk kanë nisur ende. Nisur nga këto fakte, anulimi përfundimtar i “Tokio 2020” edhe pse i frikshëm si opsion, ka nisur të qarkullojë.
Këtë e përforcon fakti që sipas Komitetit Ekzekutiv nuk ka asnjë mundësi për një tjetër shtyrje, dhe mes muajve shkurt dhe mars duhet të merret vendimi për fatin e Lojërave Olimpike. (A2 Televizion)