Renault ndryshon “lëkurë” dhe gjithashtu edhe emër. Nga sot quhet Alpine, që është marka e makinave sportive e lidhur me fabrikuesin francez të automobilëve.
Luca de Meo, CEO i Grupit Renault, prezantoi të enjten planin strategjik të kompanisë deri në vitin 2025 dhe publikoi dekorimin e përkohshëm të makinës që do të konkurrojë në Formula 1 dhe që do të pilotohet nga Fernando Alonso dhe Esteban Ocon.
Njëvendëshja do të quhet A521, në nder të Alpine A500, një makinë F1 që u dizenjua në vitin 1976, por që nuk arriti dot të merrte pjesë në Botërorin e F1.
Sipas drejtuesve të Alpine, objektivi është që në vitin 2022 të luftojnë rregullisht për podiumin, pasi ky vit do të jetë një “vit tranzicioni”. (A2 Televizion)