
Francesco Totti është një ish-futbollist profesionist Italian, i cili luajti për Romën dhe Kombëtaren italiane. Ai është etiketuar si “L'Ottavo Re di Roma” apo Mbreti i tetë i Romës. Totti shpenzoi të gjithë karrierën e tij tek ekipi i Romës. Aktualisht, është golashënuesi i dytë i të gjitha kohërave në ligën italiane me 250 gola dhe i gjashti në të gjitha kompeticionet italiane, me 316 gola.
Totti gjithashtu ka fituar disa trofe, ku më e rëndësishmja ishte “Këpuca e Artë Evropiane” në 2007 dhe “Këmba e Artë” në 2010. Më 17 korrik 2017, Totti konfirmoi tërheqjen nga futbolli profesionist dhe gjithashtu lajmëroi se kishte pranuar një ofertë nga Roma, për t'u bërë drejtori sportiv i klubit.
Së fundmi, Totti është në qendër të vëmendjes për ndarjen nga bashkëshortja e tij Ilary Blasi, pas 17 vitesh martesë, prej të cilës patën tre fëmijë. (A2 Televizion)