Macron për vaksinimin në Francë: Shqyrtohet doza e tretë për të moshuarit dhe të sëmurët

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 20:38 | Bota
Macron për vaksinimin në Francë: Shqyrtohet doza e tretë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e rekomandoi, të paktën pa ndihmuar vendet e varfra me vaksina. Por aplikimi i dozës së tretë mund të bëhet realitet në Francë. Presidenti, Emmanuel Macron, njoftoi së fuqizimi mbrojtjes ndaj Covid-19 po shqyrtohet për disa kategori.

“Një dozë e tretë ka të ngjarë të jetë e nevojshme, jo për të gjithë menjëherë, por në çdo rast për më të cenuarit dhe më të moshuarit. Kjo është arsyeja pse ne po përgatitemi, si vendet e tjera europiane, që ta bëjmë të disponueshme këtë dozë të tretë për më të moshuarit dhe më të brishtët. Dhe ne do ta aplikojmë atë duke filluar nga shtatori”, tha Macron.

Qeveria e Macron po përpiqet që të përshpejtojë programin e vaksinimit anti-covid në Francë, teksa ky shtet përballet me valën e katërt të pandemisë. Masat e vendosura në zbatim nxitën demonstrata dhe protesta të dhunshme. Ndërsa bizneset në Francë ngrenë shqetësimin se një zbatim i mundshëm i pasaportave të imunitetit mund t’i dëmtojë financiarisht.

“Është shqetësuese pasi ka ndryshime çdo ditë. Rregullat e reja do të na dëmtojnë. Po ecim në errësirë dhe ndonjëherë, kemi rregulla që janë të pamundura për tu zbatuar”, tha Laurent Bondil, menaxher i restorantit “La Cabasse”.

Aktualisht në Francë po pritet me padurim vendimi i0 gjykatës së lartë kushtetuese lidhur me vendimin për përdorimin e pasaportës së imunitetit ndaj Covid-19 në bare, restorante, trena dhe avionë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos