Makina përplas këmbësorin tek Uji i Ftohtë në Vlorë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 09:24 | Kronikë
Makina përplas këmbësorin tek Uji i Ftohtë në

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Mësohet se një 44-vjeçare ka përplasur me automjetin e saj një këmbësor të moshuar.

69-vjeçari është transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, automjeti me drejtuese shtetasen R. B., 44 vjeçe, banuese në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin A. A., 69 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor.

69-vjeçari është transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.      

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu