Nga “I dashur fra” tek “Ciao bello”. Afera e sterilizimit, zbardhen e-mailet mes Rjepajt e Rrapajt

Nga A2 CNN
20 Gusht 2023, 15:32 | Kronikë
Nga “I dashur fra” tek “Ciao bello”. Afera e

Gjuha e përdorur në e-mailet e shkëmbyera mes ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, ka nxjerrë zbuluar para syve të SPAK-ut lidhjen e ngushtë miqësore mes tyre.

Më tej, përmbajtja e këtyre komunikimeve, të sekuestruara si provë nga prokurorët e posaçëm, ka përforcuar dyshimet se biznesmeni Rrapaj ishte paracaktuar nga zyrtarët e lartë të shëndetësisë të ishte fitues i koncesionit 100 milionë euro të sterilizimit. Sipas hetimit të SPAK, nga të dhënat e e-maileve në dhjetor 2013-mars 2014 vërehet se Klodian Rjepaj merr udhëzime nga Ilir Rrapaj për veprimet që duhet të kryejë gjatë fazës përgatitore për koncensionin.

Ish-zv/ministri ka marrë nga biznesmeni Rrapaj dy drafte të një studimi të bërë nga Universiteti i Peruxhias në Itali, që më pas janë bërë pjesë e studimit të fizibilitetit të koncensionit të sterilizimit. Në një nga e-mailet e nënvizuara nga SPAK, biznesmeni Rrapaj i drejtohet zv/ministrit: “Take a look! Shpresoj të të pëlqejë. Nëse është OK, e çojmë për redaktim final dhe printim. Ciao bello”. 

Ndërsa në një tjetër, biznesmeni Rrapaj i thotë zyrtarit:“I dashur fra! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë. Sidoqoftë, të shkuara. Bello, ciao”. 

E-mailet e dërguara nga biznesmeni Rrapaj mbajnë në fund logon e kompanisë Investital.LLC, e njëjta logo e një prej operatorëve pjesë e “Saniservice”, që fitoi koncesionin. Hetimi i SPAK ka zbuluar se një nga këto e-maile ish-zv/ministri ia ka përcjellë edhe shefit të tij Ilir Beqaj.

Sipas Gjykatës së Posaçme, ish-ministri Beqaj ka qenë në dijeni për marrëdhënien e ngushtë mes Klodian Rjepajt e Ilir Rrapajt dhe përfshirjen e biznesmenit në fazën përgatitore të koncesionit që u fitua prej tij dhe italianit Umbro Staccini.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/20/beqaj-mohon-miqte-biznesmenet-e-sterilizimit-i-njoha-pasi-u-bera-minister/

A2 CNN Livestream

Latest Videos