Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Stravec të Divjakës.
Sipas policisë, shtetasi M. L., duke drejtuar një Porsche, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Si pasojë, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)