Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Arrestohet i riu nga Dibra në Tiranë, Spanja e kërkonte me ngulm për drogë, organizatë kriminale e vjedhje energjie

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 11:35 | Kronikë

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili dyshohet se është pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë.

I riu nga Dibra është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle pasi Gjykata e Castellon, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Geraldo Skënderi do të ekstradohet drejt Spanjës.

“Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Castellon 2”. Kapet dhe vihet në pranga një 25-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, në bashkëpunim me Policitë Vendore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është  finalizuar një tjetër operacion, në bashkëpunim  të ngushtë me DVP Tiranë.

Bazuar dhe në inteligjencën policore, njësia FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale në DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon 2”,  bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit G. S., 25  vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qira në zonën e Castellonit dhe i përshtatnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave. Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.”

Njoftimi i Policisë së Tiranës

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli