Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Shisnin mallra kontrabandë në Tiranë, në pranga babë e bir, nën hetim “postieri”

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 08:36 | Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga babë e bir, pasi akuzohen se shisnin mall kontrabandë. Nën hetim gjithashtu është vënë shpërndarësi.

Mësohet se, babë e bir sillnin mall kontrabandë dhe e shisnin nëpër dyqane në Tiranë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

"Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Next". Transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë, dhe i magazinonin ato, në subjektin në administrim prej tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Procedohet penalisht në gjendje të lirë, një punonjës i këtij subjekti. Sekuestrohen mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Next".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Sh. A., 58 vjeç, dhe E. A., 29 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. A., 24 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasit Sh. A., dhe E. A., në rrugën "Xhanfize Keko", shërbimet e Policisë gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto mallra ishin transportuar drejt Shqipërisë, nga dy të arrestuarit, të cilët i magazinonin në këtë subjekt, dhe më pas mallrat shpërndaheshin nga shtetasi A. A., në disa pika shitje, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara. Operacioni për goditjen e kësaj paligjshmërie vijon. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale."

Policia e Tiranës

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli