Një person me rrezikshmëri të lartë dhe i armatosur është kapur nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit policor “Background”.
Falë bashkëpunimit me qytetarët, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Dritan Memolla, për të cilin informacion se lëvizte i armatosur.
Në momentin e arrestimit, Memollës iu gjet një pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje. Ky shtetas gjithashtu kishte thyer dhe masën e sigurisë që i kishte dhënë gjykata në lidhje me një aksident rrugor.
Gjithashtu, u proceduan penalisht dhe dy shtetas të tjerë që shoqëronin të arrestuarin për moskallëzim të krimit. (A2 Televizion)