Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Momenti kur i riu shqiptar tenton të arratiset nga “shtëpia e barit” pas mësymjes së policisë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 20:03 | Kronikë

Bastisja nga policia e një shtëpie ku kultivohej kanabis në Oksford të Britanisë së Madhe, ka çuar pas hekurave një 21-vjeçar shqiptar.

Mediat në ishull raportojnë se Armond Lika ishte “fermeri” që u arrestua brenda fermës së kanabisit, e cila u zbulua në Blackbird Leys.

Policia mësyu në banesën ku ndodhej i riu shqiptar gjatë një operacioni mbarëkombëtar njëmujor ndaj bandave të organizuara që kultivojnë drogën e klasit B në Britani.

Në videon e postuar në llogarinë në X (ish-Twitter) të policisë së Luginës së Thames, tregon oficerët duke goditur derën kryesore të banesës me forcë, ndërsa Armond Lika shihet duke tentuar për t’u arratisur nga “shtëpia e barit”.

Të martën Gjykata e Kurorës në Oksford vendosi të dënoj Likën me 8 muaj burg, ndërsa prokurori bëri me dije se rreth 80 bimë u gjetën në shtëpinë e konvertuar në fermë kanabisi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi