Manchester United, Juventus e Feyenoord “bëjnë detyrën”, shkojnë në çerekfinalet e Europa League

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 20:55 | Futboll
Manchester United, Juventus e Feyenoord “bëjnë

Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të programit të sotëm të Europa League, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Benito Villamarin”, Manchester United e ka mposhtur Real Betisin me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Marcus Rashford, i cili vulosi fitoren e “Djajve të Kuq” në minutën e 56’. Me fitoren e sotme, United e eliminon Betisin nga kjo garë, duke e mposhtur brenda dy ndeshjeve me rezultat bindës 5:1.

Po ashtu, fitore sot regjistruan edhe Feyenoordi e Juventusi. Gjiganti holandez e shkatërroi Shakhtar Donetskin me rezultat të thellë 7:1, dhe e eliminon me rezultat të përgjithshëm 8:2.

Në anën tjetër, Juventusi pas fitores 1:0 në Itali, e mposht përsëri Freiburgun tani në Gjermani me rezultat solid 2:0 dhe e eliminon nga Liga e Evropës duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Real Betis 0:1 Manchester United

Fenerbahce 1:0 Sevilla

Feyenoord 7:1 Shakhtar Donetsk

Freiburg 0:2 Juventus (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos