
Tanimë që harta e re gjyqësore është fakt dhe së shpejti me dhjetëra gjykata do të mbyllen, avokatët e Pogradecit kanë nisur të marrin masa për t'u përshtatur me mënyrën e re të punës së tyre. Përveç largimit të gjykatës dhe prokurorisë së shkallës së parë të Pogradecit, të cilat do të transferohen në Korçë, duket se qyteti liqenor nuk do të ketë më as zyra avokatie.
Përveç rritjes së kostove për qytetarët që do të duan të marrim shërbime apo drejtësi nga gjykata, largimi i gjykatës së Pogradecit sipas avokatit do të ketë pasoja edhe në vetë ekonominë e qytetit.
Nga ana tjetër qytetarët dhe biznesi, shprehen të indinjuar me hartën e re gjyqësore, pasi rrit kostot e tyre qoftë edhe për një gjyq formal për verifikimin e viteve të një pensionisti.
Gjatë vitit 2022, gjykata e Pogradecit ka dhënë 1300 vendime gjyqësore, ndërsa vetëm në ditët e para të muajit janar të këtij viti në këtë gjykata janë në pritje për gjykim 600 dosje. (A2 Televizion)