Me rroba banje në mes të qytetit, zgjidhja madrilene për të përballuar vapën

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 17:56 | Fotolajme

Banorët e Madridit kanë zgjedhur një metodë jo të zakonshme për t’u freskuar të mërkurën e 23 gushtit.

Ata janë zhytur në burimet e ujit të qytetit pasi vala e katërt e të nxehtit të verës ka bërë që termometri të shënojë 40 gradë Celsius.

Punëtori i ndërtimit Jose Angel Moreno që është me pushime në kryeqytet, tha për mediat: “Është shumë nxehtë, por ne përpiqemi të përshtatemi dhe të vijmë në këto vende të bukura që ka Madridi, ia vlen. Këtu mund ta durojmë më mirë vapën.

Vala e të nxehtit vendosi disa rekorde për gushtin ditën e djeshme në disa qytete spanjolle sipas Agjencisë Kombëtare të Motit (AEMET).

Ne përpiqemi të kalojmë mirë në këto shatërvanë spërkatës, nuk ka lumenj afër dhe pishinat janë të tejmbushura me njerëz, kështu që ne provojmë zonat ku kemi mundësi.”

Norma Beatriz - Shtëpiake

Ndërkohë, disa vendas pa ajër të kondicionuar në shtëpi preferuan të largoheshin nga apartamentet e tyre dhe të kërkonin një alternativë për t’u freskuar jashtë, pavarësisht se një studim i çastit për nxehtësinë urbane zbuloi se temperaturat në qendër të qytetit mund të jenë deri në 8 gradë më të larta se kudo tjetër.

Sinqerisht është jashtëzakonisht nxehtë, nuk e kam ende kondicionerin në banesën time, nuk e kam instaluar. Dhe, nuk e di, kam një ventilator me të cilin përpiqem të sfidoj të nxehtin, ose duke mos dalë në rrugë nga ora 12 deri në 5 ose 6 pasdite. Shpresoj se po mbaron, kjo është vala e fundit e të nxehtit.

Daniela- punonjëse në sektorin e modës

Sakaq, AEMET parashikon që vala e të nxehtit të zgjasë deri të enjten, ku i gjithë territori i Spanjës është nën rrezik të lartë apo ekstrem për aktivizim të ndonjë zjarri.

A2 CNN Livestream

A2 Sport