Më shumë se një muaj luftime, çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë?

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 22:10 | Aktualitet
Më shumë se një muaj luftime, çfarë ka ndodhur sot

Kjo është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore më të fundit të pushtimit rus ndaj Ukrainës. (A2 Televizion)

  • Presidenti Volodymyr Zelensky, në një intervistë me gazetarët e pavarur rusë, të raportuar nga CNN, pranoi se Ukraina është e gatshme të pranojë statusin e neutralitetit, si pjesë e marrëveshjes së paqes me Rusinë.
  • Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët, pas pushtimit rus të Ukrainës. Kjo u bë e ditur nga zyra e shtypit e presidentit turk, pas një bisede telefonike të këtij të fundit me homologun rus.
  • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar perëndimin në lidhje me mbështetjen ndaj vendit të tij në luftë kundër Rusisë. Në një intervistë për “Economist”, ai kritikoi ashpër presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për dështimin për t’i ofruar mbështetje ushtarake.
  • Rusia ka shprehur shqetësimin për komentet e Presidentit amerikan Joe Biden mbi homologun e tij rus, Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se Rusia është e alarmuar nga deklarata e Biden, se “Putin nuk duhet të qëndrojë më në pushtet”, pavarësisht se Shtëpia e Bardhë i hodhi ujë zjarrit duke thënë se thirrja e Biden nuk ishte aspak për ndryshimin e regjimit.
  • Udhëheqësit pro Moskës të republikës së vetëshpallur të Luhansk, në Lindje të Ukrainës, paralajmëruan mbajtjen e një referendumi për t’ju bashkuar Rusisë. Kremlini tha se nuk i takon Rusisë të vendosë për këtë, ndërsa qeveria e Kievit e beri te qarte se një referendum i tillë nuk do ketë vlerë ligjore dhe do hasë në reagim të fortë nga komuniteti ndërkombëtar.
  • Roman Abramovich raportohet të jetë helmuar bashkë me një prej negociatorëve ukrainas, dhe madje përfundoi i shtruar edhe në një spital në Turqi disa javë më parë. Oligarku rus raportohet se u helmua pasi ishte takuar në Kiev me ukrainasit, teksa po përpiqej të luante rolin e “paqebërësit” pas nisjes së pushtimit rus.

A2 CNN Livestream

Latest Videos