Merr flakë makina në Gjirokastër, shkak defekti teknik në impiantin e gazit

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 14:45 | Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme pas Kalasë së qytetit, në rrugën që të çon drejt lagjes “Manalat”.

Makina, e cila i përket një banori të lagjes, ka marrë flakë në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij incidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt në impiantin e gazit.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

A2 CNN Livestream

A2 Sport