Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Meta mikpritet nga arbëreshët e Kalabrisë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2018, 12:15 | Aktualitet

Komuniteti arbëresh në Kalabri është shembulli se si mikpritja dhe integrimi janë rruga e duhur. Deklarata është bërë nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio gjatë takimit me Presidentin Ilir Meta, i cili po zhvilloi sot një vizitë në Kalabri.

Më herët Presidenti Meta së bashku me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, vlerësoi kontributin e dhënë nga Arbëreshët si për Italinë ashtu edhe ndaj Shqipërisë. 

Gjithashtu presidenti Meta solli në kujtesë kontributin dhe ndihmën e madhe që dha heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në mbrojtje të krishtërimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli