Rreth 1 mijë e 813 maturantë që aplikuan në Universitetin e Mjekësisë kanë nisur fazën finale të pranimit në universitet. Konkursi për degët respektive zhvillohet pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Shumica e tyre janë ekselentë dhe e shohin këtë filtër të vendosur këtë vit si të drejtë, në mënyrë që fitues të dalin ata që e meritojnë.
Por në anën tjetër, kanë rezerva për ligjin që i mban ata 5 vite në Shqipëri. Prindërit po ashtu janë kundër këtyre kufizimeve, teksa i gjejmë në ankth para dyerve të institucionit ku zhvillohet gara e fundit e fëmijëve të tyre para jetës Universitare.
Konkursi për pranimin e maturantëve në Fakultetin e Mjekësisë do të jetë i hapur deri më datë 23 gusht. Të drejtën për të qenë student të Mjekësisë do ta kenë vetëm rreth 400 maturantë. (A2 Televizion)