Studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë vijuar në javën e tretë të bojkotit. Ato këmbëngulin që ligji për nënshkrimin e kontratës që i detyron ata të qëndrojnë deri në 5 vite në Shqipëri, ose të paguajnë 250 mijë lekë viti, të anulohet. Në rast se nuk ka një përgjigje nga Ministria e Arsimit, studentët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen. (A2 Televizion)