
Autoriteti portual i Vlorës ka bërë të ditur se janë pezulluar lundrimet e mjeteve të vogla lundruese, si pasojë e parashikimeve për mot të keq.
Mësohet se është pezulluar edhe lundrimi i anijeve të peshkimit, ndërsa anijet turistike me mbi 12 persona janë pezulluar të shkojnë në ishullin e Sazanit, ndërsa lejohet të shkojnë vetëm në Karaburun.
Ndërkohë, nuk është pezulluar lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar. (A2 Televizion)