Francesco Bagnaia fiton Çmimin e Madh të Spanjës në MotoGP, mes emocioneve dhe frikës.
Gara u ndërpre menjëherë pas nisjes, për shkak të një aksidenti të rëndë që përfshiu francezin Quartararo dhe portugezin Oliveira, me këtë të fundit që përfundoi në spital.
Me rinisjen e saj, pilotët e KTM, Brad Binder dhe Jack Miller, zaptuan vendet e para, por nuk e përballuan dot ritmin e italianit të Ducati, i cili mori suksesin që i forcon pozitat në kryesimin e renditjes, me 22 pikë avantazh ndaj patriotit Bezzecchi.
Afrikano-jugori dhe australiani mbyllën garën në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht.
Kjo është renditja në MotoGP pas garës në Spanjë: (A2 Televizion)